Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK organizatë kriminale, Dumani kreu i saj. Taulant Balla del në përgjimet e SKY, si u manipulua dosja Toyota Yaris” – Akuzat e forta të Berishës


 

Kreu i PD-së Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe kreut të saj Altin Dumani, ministrit Taulant Balla, kryeministrit Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Pas daljes nga prokuroria speciale, kryedemokrati tha se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit ndërsa e emërtoi atë si kryekriminelin e krimeve elektorale.

“Siç e dini organizata kriminale e SKAP-it të partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi. Jo se prish provat, jo se kanë ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësen dhe prokurorët. Këtu arrijmë në një pikë dramatike kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, janë bërë xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha, po, ka sulmuar e do t’i sulmojë të gjithë ata që bashëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm që bëjnë ligjin. Berisha do faktojë që sot sesi Altin Dumani fle mbi dosje krimi. Do faktoj sesi këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratatat e tyre deklarojnë si Dumani se e kanë blerë me 380 euro metrin katror apartamentin ndërsa ekpertët e tij i detyrojnë të vlerësjnë me 520 metrin katror ndërtimet e viteve 70. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral seps ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektoral. Aty gjeta McGonigalin që i bënte kurs Altin Dumanit.” – tha Berisha.

Më tej ai akuzoi ministrin Taulant Balla për bashkëpunim me organizatat kriminale në vend dhe ndikim ndaj sisteit të drejtësisë.

Ai nxorri një dokument me përgjime nga aplikacioni Sky ECC, duke deklaruar se Balla shfaqet aty duke bashkëpunuar me grupet kriminale të Elbasanit dhe duke ndikuar sistemin e drejtësisë për të arrestuar kundërshtarët e Suel Çelës para zgjedhjeve të vitit 2021.

“Me datën 10 shkurt 2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao iu përgjigj kësaj: “A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?

Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju?”

Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.

Tani, komenti tjetër.

Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta.

Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan. Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet, dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë. Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda.Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj”, shtoi Berisha.

Ai akuzoi më tej kryeministrin Rama si kreun e organizatës kriminale dhe ministren e Infrastrukturëës Belinda Balluku  për grabitjen e taksave të shqiptarëve me tenderat publikë.

“Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale. Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata. Erion Veliaj nuk është më kryesori. Edi Rama është i pari dhe Lubi Balluku next to him. Në Shqipëri shteti dhe krimi Rama dhe Dumani, janë një sipërmarrje e përbashkët. Ky është vetëm fillimi. Garantoj se do i zhvesh lakuriq këta kriminelë para jush. Është radha jonë.” – theksoi kreu i PD-së.

Para largimit nga SPAK, ai iu drejtua qytetarëve teksa pohoi se arresyimi i tij politik kishte ardhur për shkak të fakteve dhe akuzave të publikuara prej tij për kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar, akuzave ndaj ministres së Infrastrukturës Balluku, vëllait të kryeministrit Rama Olsi Rama për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit dhe akuzave ndaj bashkëshores së kreut të qeverisë, Linda Rama.

“Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan. Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti? Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta. Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin. Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar. Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit. Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre. Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto. Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë. Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave. E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij.” – tha Berisha.