Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret Rabinin Yosef Pinto në Vlorë: Së shpejti do ndërtohet një muze


Kryeministri Edi Rama ka pritur Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Rama e ka shoqëruar Rabinin në Vlorë në vizitën në lagjen hebreje ku do ndërtohet edhe një muze.

I nderuar dhe i përulur që pata privilegjin të pres Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri për herë të dytë – një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë mbroheshin si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja Vlorën me të, qytetin ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur strehonte lagjen e hebrenjve, së shpejti do të hapim rrugën për të ndërtuar një muze të bukur hebre”-shkruan Rama.