Shkon në pesë numri i viktimave nga moti i keq në SHBA.
Shtatë shtetet amerikane Maryland, Virginia, West Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Dy këmbësorë vdiqën në Misuri gjatë fundjavës kur automjetet rrëshqitën në to në rrugët e akullta, sipas raporteve të aksidenteve nga Patrulla e Autostradave të Shtetit të Misurit.
Tre persona vdiqën gjithashtu në incidente të lidhura me motin në Kansas, sipas patrullës së autostradës së shtetit.
Më shumë se 2300 fluturime janë anuluara, ndërsa rreth 9000 të tjerra kanë pasur vonesa [ër shkak të motit ekstrem. Rreth 190 mijë banorë kanë pasur mungesë të energjisë elektrike në këto shtëtë shtete.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dëborës dhe të shiut parashikohen që të vazhdojnë gjatë ditës në pjesën më të madhe në verilindje të SHHBA-së.
Në pjesë të tjera të SHBA-së, stuhia e dimrit solli probleme në qarkullimin rrugor. Deri më tani janë raportuar 365 të lënduar si pasojë e aksidenteve në rrugë./CBS