Foto ilustruese
Rasti i parë i virusit respirator HMPV u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë të re shëndetësore.
Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar në Kinë për pushime dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para dhe po trajtohet në spitalin Papanicolaou.
Fillimisht shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua në spitalin Papanikolaou – ku ishte në shërbim dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive -, të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai është pozitiv për virusin HMPV.
Deri atëherë, burri ishte i shtruar në Klinikën e Parë të Pneumologjisë në një pavion me dy pacientë të tjerë, por sapo u mor vesh se kishte virus, ai u transferua në izolim ndërsa pacientët dhe të afërmit e tyre që ndodheshin në të njëjtin pavion u njoftuan se vizitat tek i sëmuri nuk lejohen.
Human Metapneumovirus (HMPV) është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme dhe gripit.
Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime serioze si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.