Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan brutalisht me leva 48 vjeçarin në një berberhane, dalin pamjet e kamerave (Video)


Kamerat e sigurisë kanë filmuar dhunën brutale ndaj 48 vjeçarit, Adriatik Roshi në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë, të dielën e 5 janarit 2025.

Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku./BW