Pavarësisht përurimit të Unazës së Madhe, trafiku në shumë pjesë të saj është tejet i rënduar.
Punimet në rrugë nuk kanë përfunduar ende plotësisht ndërsa në disa pjesë të saj ka gunga të forta të cilat mund të bëhen shkak për aksident ose mund të dëmtojnë makinat.
Trafiku në disa raste arrin në qindra metra ndërsa sipas qytetarëve shkak për këtë janë punimet në rrugë.
“Po riparojnë rrugën që inauguruan. Radha 1 km përpara se të kthehesh për drejtim të Tufinës dhe Rrugës së Arbrit”, ka thënë një qytetar, shkruan BW.