Deputeti i PD-së Gazment Bardhi fiton gjyqin me institucionin e OSHEE-së i cili është në varësi të Belinda Ballukut, duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme.
GJKKO deklaron që nuk ka shpifje në akuzën e Bardhit që Balluku ka abuzuar 180 milion euro me shitblerjet e energjisë, duke deklatuar Bardhin të pafajshëm.
Bardhi u padit per shpifje nga OSHE ne lidhje me nje deklaretë të bërë me datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.
Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë dhe në seancën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryhen veprime hetimore.
Në një deklaratë për mediat, avokati i Bardhit, Marash Logu, theksoi se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.
Avokati i Bardhit tha se GJKKO deklaroi se nuk ka shpifje në akuzën e Bardhit që Balluku ka abuzuar 180 milion euro me shitblerjet e energjisë
“U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë. Një abuzim për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro. SPAK ashtu si edhe gjykata e posaçme konfirmuan se zoti Gazment Bardhi nuk ka kryer kallëzim të rremë, por ka përmbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PD. SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzimit, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në emër të zotit Bardhi kam një apel për zv.kryeministren Balluku. Hajde në SPAK dhe përballu me akuzat që të janë bërë, me vjedhjen 180 mln euro të parave të qytetarëve shqiptarë, trego ku kanë shkuar këto para.”- u shpreh ai.