Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma sapo ka mbërritur në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se po pret me padurim të nisë puna për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.
“Sapo zbrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan Verma.