Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër me dyshimet se ka pësuar arrest kardiak duke drejtuar automjetin.
Shtetasi me iniciale A.Ç humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me 2 automjete të parkuara dhe u dërgua më pas në spitalin e Shkodrës ku dhe humbi jetën.
“Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti”-njofton policia.