Vendosni fjalën kyçe....

“A pendoheni që i hoqët milionë dollarë fonde zjarrfikëseve” – Kryebashkiakja e Los Anxhelos kyç gojën para gazetarit (Video)


Ndërsa zjarret shkatërruese kanë tronditur shtetin e Los Anxhelos në SHBA ku deri tani kanë humbur jetën dhjetë persona ndërsa dhjetëra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë, kryebashkiakja Karen Bass kyçi gojën teksa një gazetar po e pyeste mbi përgjegjësitë e saj dhe të administratës që drejton për përmasat e zjarreve në vend.

Gazetari i NBS News iu drejtua zyrtares duke e pyetur nëse e ndjente veten përgjegjëse për zjarret pasi më herët kishte hequr miliona dollarë fonde nga departamenti i zjarrfikëseve.

Ndërsa gazetari po i drejonte pyetje pas pyetje, Bass zgjodhi të mos jepte asnjë përgjigje, ndërsa shihte si e hutuar përreth.

“A keni përgjegjësi që shkuat të vizitonit Ganën ndërkohë që shëpitë e qytetarëve digjeshin? A pendoheni që shkurtuar fondet e zjarrfikëseve me miliona dollarë? A keni ndonjë gjë për të deklaruar sot? A po e rishikoni pozicionin tuaj në detyrë? A keni ndonjë gjë për t’u thënë qytetarëve të cilët po përballen me shkatërrimin? Asnjë ndjesë ndaj tyre?” – e pyeste gazetari kryebashkiaken, ndërsa kjo e fundit nuk foli asnjë fjalë.