Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve prezantuan një projektligj të enjten për të marrë Kanalin e Panamasë, pas alarmit që dha presidenti i zgjedhur Donald Trump se Kina po kontrollon rrugën ujore jetike.
Nëse ky projektligj kalon, ai do fuqizojë presidentin të nisë negociatat me Panamanë, duke synuar rimarrjen e kanalit.
Trump ka lënë të kuptohet tashmë këtë javë se ai mund të mos i shmanget përdorimit të “shtrëngimit ushtarak ose ekonomik” për të marrë kontrollin jo vetëm të Kanalit të Panamasë, por edhe të Groenlandës.