Vendosni fjalën kyçe....

“Përbindëshi i Liqenit, qytetit po i del bajlozi i zi”- Berisha: Autori i kullave në Pogradec është Armand Lilo


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për planifikimin e ndërtimit të kullave në liqenin e Pogradecit, një projekt që sipas tij është i lidhur me mafiozin Armand Lilo.

Gjatë një deklarate nga Pogradeci, Berisha ka theksuar se ky projekt do të shkatërrojë identitetin dhe bukurinë natyrore të liqenit, duke e transformuar atë në një zonë të mbushur me ndërtesa për qëllime pasurimi.

Kryedemokrati ka paralajmëruar se ky projekt nuk do të ndalet në Pogradec, por mund të vazhdojë në zona të tjera të turizmit, si në Tushemisht dhe Lin, duke kërcënuar gjithë identitetin dhe mjedisin natyror të Shqipërisë.

” Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. Faktikisht do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimi të saj.

Por mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, se e transformuar nga mafia, nga vjedhjet se sa të imagjinosh kullat buzë këtij liqeni.

Ky bukurinë e ka për tu parë, për tu soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të  vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

Ju nuk mund të imagjinoni se cilat janë sasitë kolosale gjigante, të narkoeurove të trafikantëve shqiptare.

Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është ky, se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 përqind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij.

Vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga bandat e Dubait në bankat Europiane, 3 miliardë euro. Që të gjithë këta kanë një shtyllë dhe ky është Edi Rama.

Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë  lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës, Fatmir, Fatzi Xhafa. Dhe të mos mendojë kush kurrë se, do të guxonte as Armandi dhe as Fatziu që të imagjinojnë një kullë apo një ndërtim këtu, pa padrinon, pa Edi Ramën. Jo absolutisht.

Sot dihet miq, nuk duhet të bëhemi naiv, dihet se ky është kryeministri i vetëm në botë i cili firmos për çdo leje ndërtimi në territorin e këtij vendi, pa le më në zonat turistike.

Pra, Pogradecin kush po e sulmon. Po e sulmojnë dy klanet mafioze më të fuqishme të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafaj. Edhe njëherë nuk kam asnjë dijeni se, ky Lilo ka lidhje gjaku me krushqinë e Fatmir Xhafës. Fare s’më intereson. Më intereson që firmat e zeza të Fatmir Xhafës janë në mbështetje duke i dhënë tokë këtij në Tiranë etj., etj. Një seri veprimesh. Kjo është e vërteta.

Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do ti zhdukë identitetin e tij.”