Një 40-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari Elton Andreica (Muça), ka kundërshtuar e më pas ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.
40-vjeçari Elton Andreica rezulton i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi:
Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.
40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sekuestrohet municion luftarak që 40 vjeçari i posedonte në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.
Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.
Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.
Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.