Gjashtë persona humbën jetën kur një bombol gazi shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, thanë të dielën shërbimet e urgjencës.
Tetë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, thanë autoritetet.
“Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët, një ngrohës është përmbysur duke shkaktuar zjarr”, tha njësia e zjarrfikësve.
Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha për Radion Çeke se shkaku ka të ngjarë të ishte një ngrohës me gaz që u përmbys në kopshtin e përparmë të restorantit.
Brigada e zjarrfikësve tha se kishte shpëtuar një mysafir të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një banjë.
Rreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit, tha Radio Çeke.