24 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë ende të zhdukur, ndërsa është ende herët për të bërë bilancet e dëmeve nga zjarret në Kaliforni, kanë thënë autoritetet.
Zjarrfikësit janë në një fazë kritike të betejës së tyre gjashtëditore kundër zjarreve vdekjeprurëse në Los Anxhelos. Ekuipazhet raportojnë përparim, por zyrtarët thonë se kërcënimi i zjarrit do mbetet shumë i lartë pasi erërat e rrezikshme kthehen këtë javë.
Pyetjet mbi gatishmërinë e Los Anxhelos për zjareet apokaliptike t kanë çuar në akuza të ndërsjella politike. Sipas ekspertëve, rajoni u përball me një përzierje shkatërruese rrethanash, shkruan CNN.
Zjarret Eaton dhe Palisades janë të dytat dhe të katërtat më shkatërruesit në historinë e Kalifornisë, sipas departamentit të zjarrfikësve.