Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë, u qëllua kur po parkonte makinën, brenda ishte edhe bashkëshortja


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me atentatin e mbrëmshëm në Tiranë, ku u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi.

Ky i fundit po parkonte makinën kur u qëllua me disa plumba nga një person i maskuar me kapuç.

Nasufi kishte mbërritur në godinën ku banonte bashkë me të vëllanë me dy makina dhe është qëlluar ndërsa ka qenë duke parkuar mjetin e tij, brenda të cilit ka qenë edhe bashkëshortja. Viktima u qëllua disa herë dhe humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.

Autori është pikasur nga kamerat e sigurisë teksa i është afruar 56-vjeçarit dhe pasi ka qëlluar disa herë në xhamin e përparmë dhe atë anësor ëstë larguar me motor në drejtim të Selitës, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Bujar Nasufi ishte pronar i mobilerisë “Ferdinand” që ishte në likujdim e sipër.