Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme të shumta në mbarë vendin sidomos në veri, verilindje e juglindje. Mësimi është pezulluar në 77 shkolla në vend ndërsa shumë rrugë mbeten të bllokuara ende. Zona të shumta kanë mungesë të energjisë elektrike.
Rruga e Arbrit mbetet e bllokuar edhe ditën e sotme ndërsa në bypassin e Murrizit një makinë ka mbetur e bllokuar pasi ka dalë nga rruga. Shumë njësi administrative janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalanë e Dodës, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm. Po kështu disa fshatra në zonën e Bulqizës kanë pasur mungesë energjie elektrike dhe vëshirësi në qarkullim.
Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm nga Klosi drejt Burrelit dhe Milotit. Në këtë aks ka probleme në segmentin Fushë Bulqizë-Pishat deri në Planin e bardhë, për shkak të erës së fortë. Aksi Peshkopi-Kukës kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, ka probleme në Vasie për shkak të erës së fortë.
Aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë. Janë pastruar rrugët e qyteteve dhe disa njësive administrative më të afërta. Mbeten ende të bllokuara Lura, disa fshatra të Kalasë së Dodës, Selishta në Dibër.
Në Bulqizë, të bllokuara janë rrugët për në Fushë Bulqizë, Ostren, Trebisht, Martanesh. Ndërkohë në Mat, është bllokuar Njësia Xibër dhe Lis.
Në qarkun e Shkodrës ka prani të borës dhe erës së fortë në zonat malore ku qarkullimi duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë. Shala, Shoshi, Pult, Velipoja dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike.
Aksi rrugor Kir – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme por në asfalt ka prani ngricash dhe shoferëve u kërkohet të bëjnë kujdes.
Në qarkun e Shkodrës ka prani të borës dhe erës së fortë në zonat malore ku qarkullimi duhet të kryhet me goma dimerore dhe zinxhirë. Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike. Aksi rrugor Kire – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme por me ngrica.
Në qarkun e Lezhës bora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Laçi ka pasur mungesë energjie gjatë natës së mbrëmshme, gjë që ka çuar edhe në mungesën e ujit.
Ndërprerje energjie elektrike ka pasur në Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të Shëngjinit. Në Mirditë, rruga e vetme e bllokuar është Kaçinar – Arrëz. Mungesë energjie ka pasur në Fan, Shëngjergj, Shtuf, Kaçinar, Arrëz si në fshatin Prosek, Gëziq.
Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë ndërsa rrugët kryesore janë kriposur e hapur me borëpastruese.
Në Vlorë ka pasur reshje të dendura shiu që kanë çuar në përmbytjen e disa rrugëve ndërsa në disa banesa uji është futur në oborre. Në rrugën Himarë-Kuç ka pasur rrëshqitje gurësh e dherash.
Reshjet e rëna me intensitet të lartë dhe të shoqëruara me erëra të fuqishme kanë shkaktuar probleme në territorin e bashkive Lushnje e Divjakë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në imshtë njësia administrative Bubullimë.
Krahas kësaj situate, gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem. Erërat e forta janë thyer e shkulur dhjetëra pemë në qytet dhe rrethina.
Sipas informacionit në orët e para të mëngjesit nga bordi i kullimit Lushnje, të tre hidrovoret i Tërbufit, Karavastasë dhe Divjakës punojnë me kapacitet të plotë, por intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë të jetë tepër e vështirë evadinin e ujërave nga gruri jonxha elbi e tjera kultura.
Situata deri tani është normale dhe mbahet në vëzhgim në bashkitë e Fierit dhe Mallakastrës.
Mallakastër: Situata është nën kontroll. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal. Në zonën Aranitas kaluan mbrëmë disa orë pa energji elektrike, por pas riparimit të defekteve situata është normalizuar ndërsa nuk ka probleme ne komunikimin e rrugëve.
Patos: Deri në këto momente nuk ka probleme. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike i popullatës është normal. Nuk ka rrugë të bllokuara apo me shkarje dherash.
Situata mbahet nën kontroll dhe shtabi i emergjencës civile është në gatishmëri.
Rroskovec: situata është nën kontroll. Grupet e punës janë në gatishmëri. Nuk ka probleme me furnizim me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Problem me komunikim rrugësh në fshatra nuk ka.
Fier: Situata është nën kontroll. Nuk ka probleme në furnizim të popullatës ne ujë të pijshëm e energji elektrike. Komunikimi.me rrugë mes fshatrave nuk ka probleme. Tokat bujqësore kanë ujra sipërfaqësore që janë krijuar nga reshjet e rëna herë pas herë por që largohen kur reshjet ulin intesitetin e tyre.
Janë njoftuar banorët e fshatrave buzë lumit të Vjosës që të kenë kujdes e të rrinë në gatishmëri që me marr informacionin për prurje të sasisë së ujërave të lumit Vjosa të marrin masa.
Hidrovoret në Darrzezë e Seman funksionojnë me kapacitet të plot duke bërë të mundur largimin e ujërave nga kolektorët kryesore. Shtabi i emergjencave civile, grupet e punës, zjarrfikëset janë në gatishmëri te plotë.