Vendosni fjalën kyçe....

Kvaratskhelia pritet të transferohet te PSG-ja


Khvicha Kvaratskhelia ka rënë dakord për kushtet personale me Paris Saint-Germain, ndërsa raportet në Itali dhe Francë sugjerojnë se klubi i Ligue 1 synon të mbyllë marrëveshjen me Napolin këtë javë.

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, konfirmoi gjatë fundjavës se Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet këtë muaj, pavarësisht përpjekjeve të klubit dhe të tij për ta bindur të qëndrojë.

Dy klubet po diskutojnë një tarifë transferimi në rangun e 65-75 milionë eurove. Milan Skriniar dhe Marco Asensio janë ofruar si pjesë e një shkëmbimi lojtarësh plus para, por Napoli nuk është i interesuar dhe preferon një tarifë sa më të lartë të mundshme.

Gazeta franceze Le Parisien raporton se PSG tashmë ka arritur një marrëveshje me Kvaratskhelia-n për kushtet personale.

23-vjeçari është ende nën kontratë të njëjtë që nënshkroi kur iu bashkua Napolit nga Dinamo Batumi në vitin 2022, e cila i siguron atij një pagë prej rreth 1.5 milionë eurosh në sezon.

PSG planifikon t’i ofrojë Kvaratskhelias një kontratë pesëvjeçare me një pagë garantuar prej 9 milionë eurosh në vit, plus bonuse.

Nëse të dyja palët arrijnë marrëveshjen për tarifën e transferimit këtë javë, Kvaratskhelia mund të jetë gati për të kaluar te PSG që në ditët e ardhshme. Transferimi do të forconte skuadrën e PSG-së për pjesën e dytë të sezonit, duke i shtuar një lojtar të kalibrit të lartë repartit sulmues të ekipit.