Teksa pritet dakordësimi mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim afatgjatë në Rripin e Gazës kryeministri izraelit është treguar i gatshëm që të jetë me kohë të zgjatur por duke vendosur kushte.
Benjamin Netanyahu ka pranuar armëpushimin e zgjatur me kusht lirimin e të gjithë të kapurëve.
“Jam i gatshëm për një armëpushim të zgjatur, me kusht që të gjithë të kapurit të lirohen. Është çështje ditësh ose orësh. Po presim përgjigjen e Hamasit dhe më pas mund të fillojë menjëherë”, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë takimit me disa familjarë të pengjeve në mbrëmje.