Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vite burg Gëzim Kolën, ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Procesi gjyqësor ndaj Kolës është zhvilluar në mungesë, pasi ai ndodhet ende në arrati.
Sipas dosjes hetimore, janë siguruar prova që vërtetojnë se Kola ka qenë i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën malore të Ungrejt.
Megjithatë, avokati i ish-zyrtarit ka njoftuar se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, pasi gjatë gjithë hetimeve dhe gjykimit Kola ka mohuar akuzat dhe ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në kultivimin e drogës.