Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka kujtuar rrugëtimin e tij në politikë teksa ka rrëfyer disa nga vështirësitë me të cilat është përballur.
Në një shënim në Facebook ai shkruan se i ka kaluar të gjitha që nga plubat që i vërshëllenin tre gisht mbi kokë deri te vlerësimi për të drejtuar vendin.
Braçe shkruan se e ka nisur si socialist i zakonshëm dhe do e mbyllë njësoj.
“UNE E KAM NISUR KESHTU, ME 15 JANAR 1992; KESHTU DO E MBYLL,SI SOCIALIST I ZAKONSHEM! Nuk ishte heroizem, as nuk eshte; E bene mijera atehere, jane qindra mije sot te tille! As nuk mendova atehere se do merresha me politike e do beja kariere te tille, politike; Me acaronte fryma mbytese-e dhunshme, ndaj njerezve qe thjesht PO ZGJIDHNIN, ndaj minorances se MAJTE, njerezve ne te drejten e tyre ne sistemin qe po lindte si garantues edhe i tyre, deformimi i tmerrshem qe po ndodhte, dhe ZGJODHA TE JEM ME KETE MINORANCE; brenda saj te jem I MAJTE! Nuk di ne ja kam dale; Por di te them qe nuk jam dorezuar. I kam kaluar te gjitha, nga plumbat tre gisht mbi koke e nga tre metra perballe deri tek vleresimi i jashtezakonshem per te drejtuar ne kete vend; Nga fillimi ne fund ka qindra mijera te tjere qe kane vuajtur si une, kane gezuar po aq, por ka edhe mijera te tjere nder ta qe nuk jane vleresuar, jane harruar edhe pse jane si ne, kane bere beteja te verteta ne gjithe keto vite! Sot e cdo dite, UNE I JAM MIRENJOHES CDO SOCIALISTI TE TILLE; pa ta ky vend do te ishte i tmerrshem, vecanerisht ne ate fillim! Gezuar atyre qe ishin e jane!Gezuar ketyre qe kane ardhur, qe do vijne e qe duan ta nisin thjeshte si TE MAJTE; Jo si qenie pa forme, pa ide e pa ditur hic sec jane, por me arrogancen natyrale te nje zyre te larte, te pamerituar, shfaqen si shefi, si shefja, si zoti qe sheh nga larte poshte njerez qe bejne beteja te perditshme si socialiste te zakonshem!” – shkruan Braçe.