Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë nxjerrë të ktën 60 trupa nga boshti i një miniere ari të mbyllur më shumë se 2 km nën tokë, ku një numër i panjohur burrash dyshohet se janë ende të bllokuar, pas një rrethimi për goditjen e minierave të paligjshme.
Rrethimi, i cili filloi në gusht në minierën në qytetin e Stilfontein, rreth 150 km nga Johannesburg, ndërpreu furnizimin me ushqim dhe ujë për muaj të tërë në një përpjekje për të detyruar minatorët të dilnin në sipërfaqe në mënyrë që ata të arrestoheshin.
Të hënën, autoritetet përdorën një kafaz metalik për të filluar nxjerrjen e burrave dhe trupave nga boshti, në një operacion që pritet të zgjasë me ditë.
“Ne nuk e dimë saktësisht se sa njerëz kanë mbetur atje,” tha ministri i Policisë së Afrikës së Jugut, Senzo Mchunu për transmetuesin eNCA.
“Ne jemi duke u përqendruaar në nxjerrjen e tyre, për t’i ndihmuar ata të dalin.”
Në një deklaratë, policia tha se 51 trupa ishin nxjerrë të martën mbrëma, pas nëntë trupave të një dite më parë.
106 të mbijetuarit e nxjerrë nga miniera të martën u arrestuan, duke e rritur shifrën nga 26 një ditë më parë, shtuan ata.
Për dekada, industria e metaleve të çmuara të Afrikës së Jugut ka luftuar minierat e paligjshme, të cilat i kushtojnë qeverisë dhe industrisë qindra milionë dollarë në vit humbje nga shitjet, taksat dhe honorareve, vlerëson një organ i industrisë minerare.
Qeveria e Afrikës së Jugut ka thënë se rrethimi i minierës Stilfontein ishte i nevojshëm për të luftuar minierat e paligjshme, të cilat ministri i Minierave Gwede Mantashe i quajti “një luftë ndaj ekonomisë”.