Investimet për dy kontrata të ndara në rrjetin e ujësjellësve pritet që të kushtojnë 3.1 milionë euro në vijim. Konkretisht bëhet fjalë për dy procedura të veçanta për të cilat janë lidhur kontratat respektive së fundmi nga ana e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve.
Objekti i kontratës së parë është “Rrjeti shpërndarës plotësues i ujësjellësit të qytetit Delvinë” me një vlerë prej 130 milionë lekësh apo 1.3 milionë euro i cili parashikon ndërhyrje në këtë qytet nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë SH.A.
“Zona e projektit të sistemeve inxhinierike të ujërave ndodhet ne jug te Shqipërisë ne qytetin e Delvinës. Punimet e ndërtimit të këtyre sistemeve konsiston në: Plotësimin e rrjetit te mbetur te ujësjellësit te qytetit te Delvinës dhe zonës se furnizimit Kroi Xhermahalle; Punimet civile, të hapjes së kanaleve dhe gropave të tubacioneve dhe të veprave hidroteknike të sistemeve të ujërave; Punimet e montimit të elementëve të sistemeve të ujërave, si tubacionet, rakorderitë, saraçineskat dhe pajisjet e tjera të kontrollit të rrjedhjes.; Ndërtimi i veprave hidroteknike prej betoni dhe b/a të sistemeve inxhinierike të ujërave” thuhet në dokumentet e procedurës.
Një tjetër kontratë është ajo ”Rikonstruksion i Depos dhe “Ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Bërxullë, Bashkia Vorë” me një vlerë prej 186 milionë lekë apo 1.8 milionë euro nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vore dhe që do të zbatohet nga KRONOS KONSTRUKSION.
“Zona e projektit të sistemeve inxhinierike të ujërave ndodhet ne lagjen 13 dhe 14 të qytetit të Durrësit. Punimet e ndërtimit të këtyre sistemeve konsiston në:
Verifikimi i gjurmëve të tubacioneve dhe i kuotave të tyre, të dhëna në projekt.
Punimet civile, të hapjes së kanaleve dhe gropave të tubacioneve dhe të veprave hidroteknike të sistemeve të ujërave.
Punimet e montimit të elementëve të sistemeve të ujërave, si tubacionet, rakorderitë, saraçineskat dhe pajisjet e tjera të kontrollit të rrjedhjes.
Ndërtimi i veprave hidroteknike prej betoni dhe b/a të sistemeve inxhinierike të ujërave.
Testimi i elementëve, veprave hidroteknike dhe sistemeve sipas standardeve teknike EN 805, EN 1610, etj.
Punimet civile të shtrimit dhe mbulimit të tubacioneve dhe mbushjes së kanaleve dhe pjesës së gropave jashtë veprave hidroteknike dhe tubacioneve apo elementëve të tjerë.
Sistemimi i terrenit sipas projektit urbanistik të zonës apo projektit inxhinierik të rrugëve” thuhet në dokument.
VINI RE: Ky material është pronësi inteletuale e Monitor