Kryebashkiaku Veliaj tha sot se bashkia ka plane ambicioze ndërsa prezantoi disa nga arritjet e institucionit që drejton.
Ai tha se abonetë falas ishin një nga gjërat më të mira që ka bërë bashkia ndërsa tha se po mendohet edhe hapja e qendrave sociale për ta.
Gjatë takimit me pensionistët, kryebashkiaku socialist theksoi se në mandatin e parë bashkia ka pasur shumë pak mundësi për të investuar pas është lënë e falimentuar ndërsa në mandatin e dytë dhe të tretë janë kryer shumë projekte ambicioze si rindërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, ndërtimi i banesave sociale, parqeve etj.
“Abonetë fals për pensionistët është një nga gjërat më të mira. Unë e di që rrjetet sociale prodhojnë plot armiq. I shihni përditë te dera e bashkisë. Ik ti të vijmë ne. Në mandatin e parë nuk kishim fonde sepse bashkia ishte e falimentuar. Në mandatin e dytë rindërtuam kopshte, çerdhe, shkolla. Tani jemi në kushtet kur mund të bëjmë banesa sociale për çiftet e reja dhe për të pamundurit. Për pensionisët jo vetëm abonenë falas, por mund të bëjmë edhe qendra sociale. Nuk tutem prej atyre që mllefosen nga e mira. Ata e kanë hallin me veten.” – tha ndër të tjera Veliaj.