Vendosni fjalën kyçe....

“Gjykata e Posaçme shpik termin “shkurtim vendimi”, abuzim i pastër” – Manjani


Avokati Ylli Manjani e ka quajtur abuzim dhe shpikje të Gjykatës së Posaçme vendimin për kontrollin në një mjedis në Tiranë që pretendohet se i përket çiftit Veliaj-Xoxa.

Ai shkruan se termi “shkurtim vendimi” i përdorur nga Gjykata e Posaçme në pranimin  e kërkesës së SPAK-ut për kontrollin në fjalë nuk ekziston në asnjë ligj procedural dhe se ky është një abuzim.

“A di dikush të më orientojë në cilin ligj procedural apo material gjendet termi “shkurtim vendimi”?! Unë nuk e kam gjetur askund, me thënë të drejtën. Por di me siguri të plotë se ligji i shkruar, i jep të drejtë dhe njëkohësisht i vë detyrë gjykatës që të këshojë një vendim të ARSYETUAR (dhe mirë madje), ku të tregojë nevojën përse i duhet hyrë tjetrin në mjedisin privat, të tregojë çfarë konkretisht kërkon të gjesh, në kuadër të cilit proçes penal të rregjistruar etj…Prandaj ligji flet për VENDIM e jo shkurtim vendimi.  Ky i fundit nuk është vendim, por abuzim. Unë nuk jam kundër kontrollit të banesës kur duhet bërë, por garancia është gjykata/vendimi i arsyetuar, jo inati që kemi me “të kontrolluarin”.Nuk po shtoj këtu të drejtën kushtetuese të privatësisë, se turma do të dijë sa vibratorë janë gjetur…Bahhhh!”