Vendosni fjalën kyçe....

21-vjeçari gjendet i pajetë në konviktin e shkollës private në Gjirokastër, policia: U gjet në tualet


Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetet e konviktit të një shkolle private në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Shtetasi Simon Sholla, banues në Durrës, u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune rreth orës 09:55 të mëngjesit të sotëm. Nga hetimet e para, dyshohet se ai ka humbur jetën nga mbidoza ilaçesh që përdorte për trajtimin e depresionit.

Sholla ishte student i Fakultetit të Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës dhe kishte udhëtuar në Gjirokastër për të takuar shokët e tij dhe për të vizituar vendin ku kishte përfunduar shkollën e mesme. Ai ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës.

Njoftimi:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.