Kreu i PD-së Berisha e quajti sistemin e drejtësisë në Shqipëri ndër më të korruptuarit në botë, të kapur politikisht dhe të varur nga Xhorxh Soros.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryedemokrati tha se reformimii këtij sistemi do bëhet në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe do është prioritet absolut i PD-së.
“Reformimi i këtoj sistemi sorosian të drejtësisë, ndër më të korruptuarit në planet, i kapur politikisht dhe ky proces do bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias për t’i dhënë vendit një drejtësi të varur vetëm nga ligji dhe të pavarur nga politika.” – tha Berisha.