Vendosni fjalën kyçe....

Vangjel Dule për votën e diasporës: Mund të kthehet në objekt të korrupsionit zgjedhor


Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, në një konferencë për mediat ka vlerësuar interesin e lartë dhe numrin e aplikimeve për regjistrimin e shqiptarëve në diasporë si votues. Ai shprehu shqetësim për mundësinë që asistenca teknike në këtë proces, megjithëse e mirëpritur, mund të shfrytëzohet për qëllime të korrupsionit zgjedhor.

Dule theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit të votës dhe kërkoi që procesi të menaxhohet me kujdes nga KQZ, duke shmangur përdorimin e asistencës teknike nga partitë për interesa të ngushta politike.

“Dëshiroj të përshëndes ata që kanë nisur që në momentin e parë të regjistrohen me intensitet inkurajues.

Dëshiroj të shpreh urimin që procesi ë jetë sa më dinamik që deri në përfundim të tij të kemi një numër të konsiderueshëm emigrantësh që do të shprehin vullnetin e tyre për parlamentin dhe qeverinë e ardhshme.

Shpreh shpresën se procesi do të të vlerë e shtuar për dinjitetin dhe integritetin e votës, që janë të nëpërkëmbura në proceset zgjedhe që zhvillohen me prani fizike brenda vendit.

Nuk mund të le jashtë vëmendjes edhe shqetësimet e para në lidhje e procesin.

Ka nevojë për asistencë teknike.

Ka struktura shtetërore, KQZ që mund ta japë këtë asistencë.

Është e mirëpritur asistenca e kujtdo, nga të rinjtë, por është një cak shumë i brishtë që të kalohet vija e kuqe dhe nga asistencë teknike të kalohet në korrupsion zgjedhor.

Kemi parë ministra që në postimet e tyre të shihet si monitorohet asistenca teknike e organizuar nga partitë.

Nëse ky proces vijon, rrezikohet të shndërrohet në instrument të shndërrimit të votës në objekt të korrupsionit zgjedhor”, tha ai.