Putin do i kërkojë Trump-it që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO – Bloomberg


Rusia do t’i kërkojë Ukrainës të shkurtojë në mënyrë drastike lidhjet ushtarake me aleancën e NATO-s dhe të bëhet një shtet asnjanës me ushtri të kufizuar në çdo bisedë me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Gjithnjë e më shumë i bindur se ka avantazhin në fushën e betejës në Ukrainë, presidenti rus Putin është i vendosur të arrijë qëllimin e tij që Kievi të mos bashkohet kurrë me NATO-n dhe që të vendosen kufizime në kapacitetin e tij ushtarak, thane burimet e Bloomberg që folën në kushte anonimiteti për shkak të informacioneve të ndjeshme.

Pozicioni i Kremlinit është se, ndërsa shtet individualë të NATO-s mund të vijojnë të dërgojnë armë në Ukrainë sipas marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë, çdo armë e tillë nuk duhet të përdoret kundër Rusisë ose për të rimarrë territorin, tha një nga njerëzit, i cili është i njohur me përgatitjet e Moskës për negociatat e mundshme.

Kërkesat e vijës së ashpër janë pothuajse të sigurta se do jenë të papëlqyeshme për udhëheqësit ukrainas, ndërsa lufta i afrohet kufirit trevjeçar. Qëndrimi i Putini gjithashtu sfidon dëshirën e deklaruar të Trump për t’i dhënë fund luftësc sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mund të projektohet për t’i dhënë Moskës liri veprimi për të negociuar. Ndërkohë, përparimet ruse në lindje të Ukrainës kanë qenë të ngadalta dhe kanë sjellë një kosto të rëndë.

Ukraina dhe Rusia po mbajnë bisedime të kufizuara në Katar për rregullat për të mbrojtur objektet bërthamore nga shënjestrimi, tha personi i njohur me përgatitjet e Kremlinit.

Zyrtarët ukrainas të njohur me bisedimet thanë se negociatat e vetme midis Kievit dhe Moskës aktualisht janë të kufizuara në shkëmbimin e të burgosurve dhe kthimin e fëmijëve të dëbuar.

Kushtet ruse përfshijnë gjithashtu mbajtjen e të paktën “de facto” të kontrollit të pothuajse 20% të territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia, përfshirë gadishullin e Krimesë të aneksuar në 2014, megjithëse Moska është e hapur për disa shkëmbime territoresh, thanë disa nga njerëzit.

Kremlini nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Trump tha javën e kaluar se një takim me Putinin po organizohej, megjithëse zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se nuk ka ndodhur ende ndonjë përgatitje thelbësore për bisedimet dhe se nuk kanë filluar negociatat për t’i dhënë fund luftimeve.

Presidenti ukrainas Zelensky në nëntor dukej se e zbuti pozicionin e tij për një armëpushim të mundshëm ndërkohë që Rusia ende ka pushtuar territorin e vendit, duke thënë se Kievi duhet të mbështetet te diplomacia për të rimarrë tokat e kapura nga Moska.

“Çështja e territoreve nuk është problemi kryesor i konfliktit,” tha Tatiana Stanovaya, themeluese e grupit të konsulencës R. Politik dhe anëtare e lartë në “Qendrën Carnegie Russia Eurasia”.

“Ka një kontekst shumë më të gjerë, i cili, me sa duket, ende nuk është kuptuar plotësisht në Perëndim”, duke treguar pozicionin e Moskës për kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësu në NATO, për të cilën ajo tha se ishte “e palëkundur” në pozicionin kundër dhe çarmatimin e saj.

Ndërsa kreu i ardhshëm i SHBA-së dhe ndihmësit e lartë kanë treguar pak entuziazëm për garancitë e detyrueshme të sigurisë për Ukrainën, veçanërisht përmes anëtarësimit në NATO, disa në kampin e Trump kanë treguar mbështetjen e Kievit nëse ndjek diplomacinë në mënyrë që të mund të negociojë nga një pozicion më i fortë.

Vendi ka marrë dhjetëra miliarda dollarë ndihma ushtarake amerikane dhe evropiane që nga hyrja e trupave ruse në shkurt 2022.

Shqetësimi më i madh i Ukrainës është se një ndalesë e luftimeve do t’i lejonte Rusisë të rigrupohet dhe të godasë përsëri, gjë për të cilën Kievi thotë se është arsyeja pse ajo ka nevojë për armë perëndimore dhe një ushtri të mjaftueshme.

“Ukraina duhet të jetë asnjanëse, e padëmshme dhe në asnjë rrethanë një bazë për NATO-n apo SHBA-në”, tha një manjat nacionalist rus dhe aleat i Kremlinit, Konstantin Malofeev, në një intervistë muajin e kaluar.

“Ajo duhet të ketë një ushtri të vogël, të mjaftueshme që Ukraina të mbrojë kufijtë e saj kundër refugjatëve dhe të kryejë funksione policore, por jo të mjaftueshme për të luftuar me Rusinë.”

Statusi asnjanës duhet të përfshihet në Kushtetutën e Ukrainës, tha Malofeev dhe dy nga njerëzit në Moskë.

Pak më shumë se një vit më parë, Putin u përcolli zyrtarëve të lartë amerikanë përmes kanaleve të tërthorta se ai mund të konsideronte heqjen e këmbënguljes për statusin asnjanës të Ukrainës dhe madje të braktiste kundërshtimin ndaj anëtarësimit eventual në NATO, thanë në atë kohë dy njerëz të afërt me Kremlinin. Putini e ka përdorur vazhdimisht kërcënimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si një justifikim kryesor për pushtimin dhe raporti për një luftë bërthamore të mundshme u prit me skepticizëm në SHBA.

Që atëherë, gjendja ushtarake e Rusisë është përmirësuar ndërsa ajo përparon përgjatë frontit në lindje të Ukrainës. Kjo e ka nxitur Putinin të marrë një linjë më të fortë, tha një nga njerëzit e njohur me përgatitjet e tanishme.

Për të qenë të sigurt, Ukraina ende mban territory rus në rajonin e Kurskut të Rusisë pas një inkursioni të papritur vitin e kaluar, një mjet i mundshëm pazaresh nëse Kievi do arrijë ta mbajë atë, ndërsa SHBA-ja të premten njoftoi sanksionet më gjithëpërfshirëse dhe agresive deri më tani për tregtinë e naftës të Rusisë.

Kërkesat minimale të Rusisë janë për një Ukrainë asnjanëse, një ndalim të zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në shtetet post-sovjetike dhe kufizime të rrepta në madhësinë e ushtrisë së Ukrainës, sipas Pavel Danilin, një analist politik që punon me Kremlinin.

Putin ka thënë se çdo marrëveshje paqeje duhet të bazohet në të ashtuquajturat marrëveshje të Stambollit. Sipas draftit më të fundit të dokumentit nga pranvera e vitit 2022, ai ndalon trupat e huaja në Ukrainë, stërvitjet e përbashkëta dhe anëtarësimin e Kievit në çdo aleancë të jashtme ushtarake, tha udhëheqësi rus në qershor.

Mediat amerikane vitin e kaluar raportuan hollësi nga dokumentet, të cilat specifikonin se armët e huaja nuk duhet të hyjnë në Ukrainë, përfshirë raketat. Të dyja palët ishin ende në mosmarrëveshje për disa pika, duke përfshirë kufizimet për forcat e armatosura të Kievit, thanë botimet.

Rusia këmbënguli që forcat e armatosura të Ukrainës të mos kishin më shumë se 85,000 trupa, 342 tanke si dhe të kufizonin rrezen e raketave ukrainase në 40 kilometra, thanë ata, ndërsa Ukraina ka kërkuar një ushtri prej 250,000 trupash dhe 800 tankesh si dhe një rreze rakete prej 280 kilometrash.

Të dy vendet gjithashtu nuk mund të bien dakord se cilat garanci sigurie do merrte Ukraina, me gjasë një element kyç i çdo negociate të ardhshme.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bloomberg

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani