Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në fshatin Kotë të Vlorës.
Viktima po udhëtonte me një motoçikletë kur është përplasur nga një makinë.
F.K. është përplasur me një mjet tip “Peugeot” të drejtuar nga 80-vjeccari me iniciale J.K.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi F. K., 22 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.