Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj për pezullimin e dënimit me 2.8 muaj burg


Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili kërkonte, pezullimin e ekzekutimit të vendit të Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre.

Vendimi i Apelit u dha që në 23 dhjetor 2024 por ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia dhe është zyrtarisht në kërkim.

Ish zyrtari i lartë i duhet të vuajë 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. Shkalla e parë e GJKKO e kishte dënuar me 1.4 vite burg. Policia pasi ka marrë në dorë urdhrin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka gjetur në banesë.

Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar  në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërish në burg.