Korçë-Drejtuesi teknik edhe përgjegjësi i një kantieri, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi një ditë më parë ndërroi jetë një indian teksa ishte duke punuar.
Sipas njoftimit të policisë ata janë identifikuar si Maksim Zisi dhe Spartak Halili.
47-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi një pjesë mermeri e zuri poshtë.
“Maksim Zisi, 70 vjeç, dhe Spartak Halili, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë.