Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, i cili do të drejtojë fushatën politike të PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
Tabaku u shpreh në News24, se LaCivita ka strategji të qartë për ta çuar PD-në drejt fitores në zgjedhje.
“Kompania e lobimit pranë PD është ndër kompanitë më të mira në botë. LaCivita ka strategji të qartë për të çuar PD-në në fitore”, tha Tabaku
Si mbërriti LaCivita në PD?
Tabaku: Besoj se kryetari i partisë ka dhënë mjaftueshëm informacione për këtë. PD do të depozitojë në KQZ edhe format përkatëse përsa i përket kosotos. Është një projekt transparent.
A mund të ndikojë LaCivita në statusin non grata të Berishës?
Tabaku: Për këto gjëra, besoj se Berisha ka qenë i qartë. Nuk e kam filluar lobimin ka dhënë, besoj do ta filloj ka thënë, duke e gjykuar se është një vendim i lobuar. Por le ti lëmë kohë kohës.