Trump e quan Zelenskyn ‘diktator’


Donald Trump ka sulmuar sërish presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur një “diktator” dhe duke thënë se ai ka bërë një “punë të tmerrshme” në drejtimin e Ukrainës. 

Kjo deklaratë e Trump-it vjen pasi Zelenskyy e akuzoi presidentin amerikan se po “jeton në një hapësirë dezinformimi” të krijuar nga Rusia, pas takimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, nga të cilat Kievi ishte përjashtuar. 

I pyetur nga BBC se si do t’i përgjigjej ukrainasve që ndihen “të tradhtuar” për faktin që nuk patën një vend në tryezën e negociatave, Trump tha se Ukraina “mund të kishte arritur një marrëveshje” më herët. 

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin tha se “askush nuk po e përjashton Ukrainën” nga bisedimet për përfundimin e luftës. 

Lufta në Ukrainë nisi tre vjet më parë me pushtimin në shkallë të gjerë nga Rusia, tetë vjet pas aneksimit të njëanshëm të Krimesë nga Moska.