Gjikuria-shqiptarëve në Athinë: Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm binomi Trump-Berisha


Përgjatë fjalimit të tij në takimin e Partisë Demokratike me diasporën shqiptare në Athinë, ish-kandidati për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka apeluar për mbështetje të fuqishme për opozitën dhe liderin e PD-së, Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave të opozitës për të sjellë ndryshimin që kërkojnë shqiptarët, duke theksuar se qeverisja aktuale ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar qytetarët.

Gjikuria kujtoi kalvarin që ka kaluar populli i Himarës nën qeverisjen autokratike të Edi Ramës, duke përmendur ‘grabitjen e mandatit të Fredi Belerit’ si një nga momentet kulmore të padrejtësisë.

Ai kërkoi ‘largimin e kastës mafiozo-politike të majtë’ dhe theksoi se “binomi Trump – Berisha” është e vetmja zgjedhje që mund të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Jam këtu të rikujtoj kalvarin që populli i Himarës provoi në kurriz nga autokracia e Edi Ramës, pasi ishin të parët që kundërshtuarn autokracinë e tij, gjë e cila kulmoi më grabitjen e mandatit të Fredi Belerit. Historia e 2 viteve të fundit në Himarë është prova se bashkëpunimi mes opozitës është ajo që kërkojnë njerëzit. Ata besojnë tek e djathta dhe duan të ndryshojë qeveria. Qeveria e binomit Rilindja-Soros ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar shqiptarët nga vendi. Kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti. Unë e them me bindje se sot ka vetëm një binom që i duhet Shqipërisë, binomi Trump – Berisha”,- u shpreh Gjikuria.