Seanca e parë në themel për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe të tjerët të përfshirë në dosjen e sterilizimit është shtyrë.
Kjo për shkak të një kërkese të avokatit të Beqajt, pasi ende nuk është dorëzuar vendimi për rikualifikimin e veprës penale, nga ajo e vjedhjes në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Seanca tjetër është caktuar për datën 13 mars, në orën 12:30.
Avokati Ermal Yzeiraj: Kërkojmë aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës.
Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Beqaj: Deri dje pyeta ata të administratës në Durrës, por më thanë s’ka ardhur.
Nisët një vendim të dhjetorit por jo rikualifikimin e akuzës.
Beqaj – Prokurorit:
Pse s’e nisët?
Prokurori Edvin Kondili: Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullim të afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.