Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mundësinë që shqiptarët jashtë vendit të votojnë me dokumente të skaduara. Gjatë një konference për media nga selia blu, ai e konsideroi këtë akt si një përpjekje për të manipuluar votat vetëm pesë ditë para përfundimit të regjistrimit.
Berisha bëri thirrje për pjesëmarrjen masive të diasporës në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se është e nevojshme për të kontribuar në përmbysjen narkoshteti te vetëm në Evropë të Edi Ramës.
“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që të kontribuojnë në rritjen e numrit të votuesve për datën 11 maj, për të ndihmuar në përmbysjen e narkoshtetit të vetëm në Evropë, të Edi Ramës.
Do të dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar që shqiptarët, kudo që ndodhen, të kenë të drejtat e tyre të plota dhe të barabarta.
Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të konsiderohen të barabartë para ligjit,” përfundoi ai.