Deputeti i PS-së Petro Koçi tha në seancën e djeshme në Kuvend se edhe Perëndia po të gabojë duhet të dënohet dhe këtë dënim duhet t’ia japë Zoti.
Koçi po fliste për drejtësinë në vend duke theksuar se cilido politikan që ka shpërdoruar financat dhe pushtetin duhet të përgjigjet.
“Çështja e drejtësisë. Unë e kam thënë edhe perëndia po të gabojë duhet të dënohet, le ta dënojë Zoti. Dhe natyrisht çdo lloj politikani, i çdo lloj niveli duhet të dënohet kur shpërdoron financat dhe pushtetin.” – tha Koçi.
Nuk dihet me siguri se çfarë ka pasur ndërmend deputeti socialist kur tha se Perëndinë duhet të dënojë Zoti.