Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm në tokë publike.
I riu me iniciale B.S. u kap në flagrancë.
Në Tiranë është prangosur një 27-vjeçar. I riu me iniciale J.Ç. u kap pasi akuzohet se ka ndihmuar një të burgosur të largohet nga burgu.
“Gjatë kontrolleve, u konstatua se shtetasi B. S., po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në tokë publike. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 30 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.