Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vazhduar hetimet në lidhje me incineratorin e Elbasanit, duke u rikthyer sërish te ky objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje.
Sipas burimeve zyrtare, po kryhen veprime hetimore dhe kontroll i landfillit të Elbasanit. Hetimi ka filluar pas një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i madh përfshiu inceneratorin, duke çuar në regjistrimin e një dosjeje penale për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”.