I gjenden mijëra fara kanabisi në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Krujë


 

Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi në kofanën e makinës iu gjetën 1890 fara kanabisi.

Sipas njoftimit të policisë farat e kanabisit u gjetën pas një kontrolli të automjetit të Florian Kanit, në “Rrugën e Burrelit”.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera në banesën e të riut, Florian Kani, blutë informojnë se gjetën dhe sekuestruan pajisje për kultivim të lëndëve narkotike.

Operacioni u kodua “Ndërprerja”.

 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Florian Kani, 26 vieç, banues në Krujë.

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin Florian Kani, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar pajisje për kultivim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.