Kreu i SPAK-ut Altin Dumani takoi sot kryeprokurorin e Holandës, John Lucas. Dyshja kanë diskutuar luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
Dumani ndodhet në Holandë për të marrë pjesë në një konferencë ku marrin pjesë prokurorë nga Evropa, Amerika e Jugut dhe Afrika Perëndimore.
“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje. Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van Ëeel. Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta. Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.