Shantazh 33-vjeçarit me foto në TikTok, arrestohet i riu


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Imazhi”, duke arrestuar 27-vjeçarin Fadil Tafa dhe proceduar penalisht 25-vjeçaren L. M. Dyshja akuzohet se shantazhuan një 33-vjeçar, duke kërkuar 1000 euro në këmbim të fshirjes së fotove dhe shkrimeve private nga rrjetet sociale.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u ndalua edhe 21-vjeçari L. H., i cili akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.