“Bufi i kënetës”…“O Ramë”…e numra shpejtësie si në cirk – Fushata që po bëjnë Rama, Basha e Alibeaj


Kur nga zgjedhjet e 11 majit kanë betur rreth 5 javë, kryeministri Rama e disa krerë partish më të vogla kanë zgjedhur një mënyrë të pa(zakontë) për të bërë fushatë.

Ndërsa për kreun e qeverisë, modeli i fushatës me tallava, me dajre, me timon e batuta e ironi ndaj kundërshtarëve është i zakonshëm, në këtë valle janë bashkuar edhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha e kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Enkelejd Alibeaj.

Për kryeministrin Rama që kërkon mandatin e katërt radhazi, kjo është fushata e katërt. Ndërsa në atë të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë ai shfaqej në takime duke bërë premtime të gjithafarsojshme (24 orë ujë në 100% të territoritndërsa këtë fushatë e ka ulur shifrën në 24 orë ujë në  90% të  vendit) dhe larg spektalit, fushatë pas fushate ai është mbështetur gjithnjë e më shumë te batutat, ironia, sulmi i kundërshtarit janë kthyer në latjmotiv të trukeve të tij me votuesit.

Ndryshe nga dajrja dhe timoni në 2017-ën, kësaj here ai ka e ka bazuar fushatën në tre piketa kryesore, ironia ndaj kryedemokratit Berisha të cilin e quan buf kënete, diçka së cilës ai i mëshon fort dhe e përmend thuajse përditë me të njëjtin intensitet.

Futja e Shqipërisë në BE dhe pajisja e shqiptarëve me pasaportë evropiane dhe eforma në drejtësi, për të cilën vazhdimisht i merr të gjitha meritat. Sa për program, ai u shfaq në prezantimin e programit në një “one man shoë” pak ditë më parë, duke bërë disa premtime të reja në rast fitoreje.

Ndryshe nga Rama, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka bërë fushata me serioze në zgjedhjet e shkuara, po kësaj here ka zgjedhur të jetë tandem me kryeministrin duke përdorur batutat, videomesazhet nga takimet dhe mesazhet në distancë për Ramën.

Ai shfaqet shpesh duke përdorur shjprehjen “O Ramë, ku i ke shokët, o Ramë” thuajse në hapjen e çdo videoje që hedh në rrjetet sociale. Basha e Rama kanë shkëmbyer në distancë edhe ato që në botën e repistëve quhen “diss” përmes këngëve të Unikkatilit një repisti të njohur shqiptar që jeton në SHBA.

Këtij ekipi i është bashkuar së fundmi edhe kreu i partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj. Ai u shfaq në një video të fundit në Facebook, duke bërë numra shpejtësie si prestidigjitatori në cirk, teksa bënte thirrje për t’u votuar.

Më herët ai ka postuar video në rrjetet sociale bashkë me vajzat e tij teksa udhëton në makinë me muzikë në sfond, si formë mesazhi ndaj kryeministrit Rama.

Kreu i opozitës Berisha dhe kreu i PL-së Meta nga qelia, deri tani kanë rezistuar për t’iu bashkuar korit të spektaklit, me kreun e PD-së që i është përgjigjur Ramës në konferencat e tij për shtyp, duke thënë se kryeministri nuk ka program, vetëm mashtrime e dështime në qeverisjen e tij.