Në sistemin alternativ të Rusisë ndaj SWIFT përshihen pjesëmarrës nga 24 vende


Shefja e Departamentit të Sistemit Kombëtar të Pagesave të Bankës Qendrore të Rusisë, Alla Bakina tha se në Sistemin e Mesazheve Financiare (SPFS) të cilin Rusia e zhvilloi si një alternativë ndaj SWIFT, janë të përfshira 177 institucione nga 24 vende, transmeton Anadolu.

Duke folur në Dhomën e ulët të parlamentit rus, Duma, Bakina tha se vendet mike po tregojnë interes për SPFS pavarësisht kushteve aktuale.

Ajo tha se 18 institucione të tjera të huaja nga katër vende të ndryshme iu bashkuan SPFS-së vitin e kaluar.

“Në këtë mënyrë numri i atyre që marrin pjesë në SPFS u rrit në 177 institucione nga 24 vende”, tha Bakina.

Më tej Bakina deklaroi se SPFS siguron komunikimin midis bankave në një mënyrë “të mbyllur dhe të sigurt”.

Rusia ka përshpejtuar zhvillimin e sistemeve të saj të pagesave si përgjigje ndaj ndalesës së SWIFT ndërsa në këtë fushë spikat kryesisht SPFS, të cilin Rusia filloi ta zhvillonte në vitin 2014 dhe e nisi për përdorim në dhjetor 2017.

Që nga viti 2023, më shumë se 500 institucione financiare janë të lidhura me SPFS-në e cila synon të lehtësojë transaksionet ndërbankare brenda vendit dhe me vendet e huaja.

Banka Qendrore e Rusisë ndaloi ndarjen e detajeve rreth sistemit pas sanksioneve.