Templates by BIGtheme NET

NJERIU HIJE I KRYEMINISTRIT (Ricardo Hausmann, lidhjet me Soros dhe përgjimet për FMN)

11222565_10153119258276523_8697201450977011740_o

Ricardo Hausmann dhe kryeministri Rama

Vetëm pak ditë pasi erdhi në pushtet në Tetor 2013, qeveria Rama lidhi një marrëveshje me një institut në Universitetin e Harvardit, instituti quhet CID dhe drejtohet nga profesori Ricardo Hausmann.

Ai është një profesor ekonomie në Harvard, dikur ishte Ministër i Planifikimit të Venezuelës por u arratis nga ky vend kur qeverinë e mori e majta ekstreme dhe e akuzoi dhe Hausmannin ndër të tjerë se e kishte futur Venezuelën në kolaps ekonomik.

Instituti i Hausmannit ka dërguar dhe disa anëtarë të vetë pranë disa ministrive në Shqipëri, janë kryesisht djem dhe vajza të rinj që hartojnë projektet strategjike të qeverisë shqiptare, sidomos koncensionet dhe privatizimet.

Pjesë integrale e marrëveshjes mes Hausmannit dhe qeverisë shqiptare ishte dhe Fondacioni Soros.

Në Nëntor 2014, Rama vizitoi Harvardin bashkë me ministrin Ahmetaj, projekti i tij me Hausmannin kishte një vit që kishte nisur, ndërsa “Harvard Gazette” i kushtoi asokohe një artikull të posaçëm kësaj vizite të kryeministrit shqiptar.

Shkruante gazeta:

Qeveria Rama është në mes të një projekti dy vjeçar, të themeluar nga Fondacioni Soros në bashkëpunim me Ricardo Hausmann, një profesor i Zhvillimit Praktik të Ekonomisë në “Harvard Kennedy School”, dhe me ekspertë të “School’s Center for International Development” (CID), që e drejton Hausmann”

Pjesë e stafit CID të Hausmannit është dhe një studiues shqiptar i Harvardit, Ermal Frashëri. Ai ka dhënë disa intervista në median shqiptare, ndërsa në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, në marsin e vitit 2015, z.Frashëri u shpreh se grupi i Hausmannit jo vetëm e këshillonte qeverinë shqiptare në sektorët strategjikë, por merrej dhe me zbatimin e politikave të hartuara nga ky grup i përbashkët.

Ermal frasheri

z. Ermal Frashëri në emisionin “7 pa 5” , Mars 2015.

Shprehej z.Frashëri në Vizion Plus:

“Harvardi ka një projekt me qeverinë shqiptare, nëpërmjet të cilit, është duke i dhënë këshilla për zhvillimin ekonomik dhe social. Mirëpo ne nuk jemi vetëm në rolin e këshillëdhënësit, ne ndihmojmë qeverinë shqiptare gjithashtu për t’i zbatuar këto ide dhe strategji të saj për sa i përket zhvillimit ekonomik.
Projekti përfshin disa institucione. Ne kemi një marrëdhënie të afërt dhe të ngushtë me zyrën e kryeministrit, po kështu me ministrinë e Ekonomisë, Bujqësisë, Financave edhe Ministrinë e Jashtme. Janë disa institucione, me të cilat ne bashkëpunojmë.”

Pak kohë pas kësaj deklarate të Frashërit, në korrik 2015, Hausmann erdhi dhe vetë në Tiranë ku mbajti një konferencë me qeverinë shqiptare dhe “delegatët e tij” pranë kësaj qeverie. U fol për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.

Ndërhyrjet më kryesore që ka ndërrmarë qeveria shqiptare në ekonomi, ato që lidhen me energjitikën(sidomos çështja CEZ), politikat fiskale dhe me koncensionet, janë kryesisht të orientuara nga grupi i Hausmannit që punon në Tiranë.

I njëjti grup, ka asistuar dhe diplomacinë shqiptare, sidomos vizitat jashtë vendit të kryeministrit Rama.

Praktikisht Hausmann, është prej dy vitesh, drejtuesi i grupit që orienton politikat kryesore të qeverisë Rama, ai paraqitet si një ndikim i dorës së parë dhe prapavijë akademike-politike-financiare  dhe zgjatim i Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (Soros) pranë kryeministrit tonë.

Është interesant fakti se qeveria shqiptare nuk e përmend ndonjëherë për publikun grupin e të rinjve të Hausmannit.

Vetë Ricardo Hausmann, ka pasur së fundmi disa “telashe”, në Dhjetorin e vitit 2015 në vendlindjen e tij, në Venezuelë.

Venezuela udhëhiqet prej vitesh nga një qeveri filo-majtiste, ndërsa shërbimet sekrete  kishin interceptuar në Dhjetor një bisedë të Hausmannit me një oligark venezuelas të quajtur Lorenzo Mendoza.

Pergjimi ne Venezuele

Foto-ekstrakt i ‘Youtube’ nga biseda telefonike mes Ricardo Hausmann dhe biznesmenit venezuelian.

Pasi përgjimet u publikuan në media Presidenti i Venezuelës Maduro, e akuzoi Hausmannin për komplot.

Në telefonatën e interceptuar Hausmanni përmendte dhe Shqipërinë.

Hausmann i thoshte biznesmenit se kishte mik personal zv/Presidentin e FMN-së dhe se mund të bisedonte me të për lëvrimin e një fondi të rëndësishëm rreth 40-50 miliardë dollar për të investuar në Venezuelë dhe se duhej gjetur një mënyrë për t’i injektuar këto potenciale në kushtet kur qeveria e Venezuelës kishte përjashtuar çdo mundësi marrëveshje me institucione si FMN apo Banka Botërore.

“Unë kam projekte të tilla në Shqipëri,  në Kolumbi, në Peru dhe në Meksikë ”, – i tha Hausmann  biznesmenit me të cilin i’u interceptua telefonata.
Pas publikimit të bisedës së përgjuar, z.Hausmann deklaroi se ajo ishte një bisedë krejt normale, ndërsa e konsideroi përgjimin të paligjshëm. /HashtagAL  

 

BISEDA TELEFONIKE HAUSMANN-MENDOZA:

 

 

MUND TË KOMENTOSH

1 Koment on "NJERIU HIJE I KRYEMINISTRIT (Ricardo Hausmann, lidhjet me Soros dhe përgjimet për FMN)"

Më njofto
avatar
Seleksiono nga:   Më të rejat | Më të vjetrat | Më të votuarat
diana
I ftuar

sa shume e do Shqiperine…e beri copa

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful