Templates by BIGtheme NET

'SYRI' KA NJË PYETJE PËR ENDRI FUGËN

endri-fuga-portalet-e-majta

Nga: Syri.net

Portali qeveritar “Transparenca.al” nuk ka postime qe nga data 27 shkurt. Po bëhet afro një muaj dhe asnjë informacion, reagim, kundërreagim ndaj morisë së akuzave që qeverisë i vijnë në rritje e nga të kater anët. Heshtje. Ngecje.

Transparenca.al u hap para disa muajsh si mjet kundërpërgjigjes i qeverisë ndaj “makinerisë së baltës” që ajo pretendonte se hidhej mbi të nga opozita, por edhe nga individë e grupe shoqërore përmes rrjeteve sociale.

Njëherazi qeveria synonte të informonte mbështetësit e vet apo neutralet e interesuar për të vërtetat e saj.

Reagimet më të shumta të qeverisë në Transparenca.al ishin ndaj akuzave të opozitës. Ndodhte që, edhe kur për të njëjtën çështje e në të njëjtën kohë akuzat ngriheshin edhe nga opozita edhe nga individë apo grupe shoqërore me asnjë lidhje me opozitën, në portalin qeveritar kundërsulmohej vetëm deklarata opozitare.

Megjithatë, disa kundëreagime janë bërë edhe kundër këtyre individëve, medieve apo grupeve shoqërore pa lidhje me opozitën.

Ç’ka ndodhur me “Transparenca.al që nuk ka asnjë kundëreagim që me 27 shkurt? Nga ajo ditë e deri me sot edhe opozita edhe individë, medie, grupe shoqërore të lidhur a të palidhur me opozitën kanë lëshuar lume akuzash për aktet e qeverisë dhe qeveritarëve, por Transparenca.al ka ndalur, si ora e ngelur pa kurdisur.

Ndoshta, përgjigjen se për ç’arsye kjo ngecje e u rrek ta thoshte vete Kryerilindësi në Kongres, natyrisht të zbukuruar, kur tha se “Ka shumë baltë, përditë dhe çdo mbrëmje në rrugët e komunikimit publik…….Është kjo koha … të dalim përfundimisht nga lëkura e vjetër e opozitarit,…….ta marrim seriozisht përsipër këtë korrigjim të rrugës sonë të komunikimit”

Me sa duket po ndodh ajo që u parashikua që në fillim. Qeveria e kishte të humbur betejën me mediet sociale e s’kishte portal ta shpëtonte, siç edhe ndodhi.

Ndaj, mesa duket, i ka prerë shpresat nga portali i vet e ka ndërmarrë nismën ligjore t’ua nxijë jetën medieve sociale, veçanërisht portaleve të lajmeve, qe i ka kundër.

Do ta humbe edhe këtë bejetë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto