Templates by BIGtheme NET

MOS I NDËRRONI KOT FLAMUJT NË FACEBOOK

Blog-Autor: Kreshnik Osmani

Nuk më pëlqejnë parashikimet dhe as horoskopet ndaj nuk kam shkruar drejtpërsëdrejti por i kam rënë anash.
Sulmet e Brukselit janë projektuar në një ditë me ato të Ankarasë dhe të Stambollit.

Erën e gjakut të Brukselit e ndjeva tek trupat e viktimave më të fundit në Stamboll.

Do të vdesim ende me shumicë sepse askush nuk thotë të vërtetën, një pjesë sepse nuk e kupton dhe një pjesë sepse nuk do dhe nuk mbush.

Shtatë miliardë euro ‘gjobë turke’ Evropës për refugjatët dhe heqja e vizave për turqit në Shengen, menduat se do të kalonin duke ngrënë Waffles?!
Ju kam thënë mos ndërroni flamujt në Facebook sepse ka ende shumë për të vdekur.

Terroristët janë kudo midis nesh, por shumë njerëz nuk i dallojnë dot. Presin urdhrat e politikës apo të shërbimeve për të shpërthyer.

Ata i përdorin terroristët për të ndikuar në polikat gjenerale të shteteve dhe në orientimet gjeopolitike strategjike të globit. Ngushëllime. Mos i ndërroni flamurët. Do të vdesin ende shumë!

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto