Templates by BIGtheme NET

RAMA E KA MARRË LEHTË KËTË PUNË

BejtjaBlog-Autor: Andi Bejtja

Them se kryeministri Rama e ka marrë lehtë. Kjo çështje nuk zgjidhet me dhunë, por me dialog, me tërheqje prapa. Besoj se Rama do të zbresë nga frëngjija e “Twitter-it” dhe do të bëjë detyrën e tij pranë qytetarëve.

Punimet po vijojnë në mënyrë të paligjshme pa pasur lejen mjedisore, por edhe nëse ndërhyrja te Parku do të kishte qenë me leje, sërish do të kishte vend për diskutim. Nëse nuk do të dilja kundër këtij akti, atëherë fëmijët e fëmijëve të mi do të më pështynin në fytyrë.

Më është dukur tepër qesharake situata e sotme, ku një pjesë e mediave i kushtoi më tepër rëndësi çështjes, nëse kishte armë apo jo deputeti demokrat Gent Strazimiri, sesa protestës së sotme te Parku i Liqenit, ku qartazi pati dhunë policore, madje u shoqëruan edhe disa persona.

Nuk mund ta mbulojë këtë çështje një armë. Kishte celular apo armë Gent Strazimiri, apo e kishte me leje apo pa leje këtë çështje e zgjidh drejtësia. Mu duk qesharake se si u servir në shumë TV çështja e ‘armës’ së Strazimirit, duke i dhënë më shumë rëndësi se sa protestës. Jam i mendimit se dalja e sotme në protestë e Partisë Demokratike ka qenë e vonuar.

Forcat politike duhet të përfaqësojnë interesat qytetarë dhe nuk ka rëndësi nga kush ngrihen këto çështje.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto