Templates by BIGtheme NET

NULAND ‘SHKARKON’ AMBASADORIN LU

bejtjaTani, pas vizitës së Nuland, që me thënë të drejtën më solli erën e mirë të Amerikës, duhet ta rilexojmë edhe njëherë letrën e ambasadorit Lu, që i dërgoi deputetëve shqiptarë pak ditë më parë; thelbi: po nuk u pranua propozimi i Ramës nga opozita të votohet me pahir në Parlament dhe për Lu, e patë të gjithë, fajin nëse ndodhte kjo qe i Bashës dhe opozita qe ‘macja e zezë’ për integrimin e Shqipërisë.

Tani Nuland del me nje propozim hibrid, që siç thuhet, më shumë anon nga propozimet e opozitës…. Tani, një pyetje do ta bëjmë: Ku ta çojmë këtë letër? ta rilexojmë edhe njëherë duke e maRrë nga koshi ku e hodhi Nuland letrën e zotit Lu?

Ne që kritikuam këtë gjuh,ë këtë aksion të njëanshëm, që donim pikërisht këtë hibrid me kornizat e Venecias, se e njofim kryeministrin shqiptar jemi akoma antiamerikanë? Se harrova, prapë të kthehemi te letra, ku hidhej dhe ideja Donkishoteste se mosvotimi i ‘Reformës Rama’ cënonte madje dhe sigurinë e Amerikës, po kësaj çfarë t’i themi pas mesazhit të Nuland?

Kaq për tani. Vëreni trurin vetë në përdorim: megjithëse për kortezi Nuland e lavdëroi publikisht ambasadorin e vendit të saj, në fakt e ka shkarkuar.

Vlahutin e jep dorëheqjen vetë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto